Me dygolëshin e shënuar në ndeshjen e fundit(Al Nassr-Al Ittihad 4-2), Cristiano Ronaldo ka regjistruar dy rekorde të tjera, të cilat i shtohen atyre të arritura tashmë gjatë një karriere shumë të gjatë dhe të suksesshme.
Në fakt, portugezi arriti 35 gola në 31 paraqitje, duke tejkaluar rekordin historik të Pro Ligës Saudite që daton në 2018/19 kur marokeni Abderrazak Hamdallah ndaloi në 34 gola.
Por jo vetëm kaq. Sipas faqes zyrtare të klubit saudit, CR7 është gjithashtu lojtari i parë që fiton titullin e golashënuesit më të mirë në katër kampionate të ndryshme (Premier League, LaLiga, Serie A dhe Saudi Pro League)./rtsh.al/
Deri 40 minuta pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Hamza nga Prizreni: Me qeverisjen time, një fillim i ri për ...
Barça e mbyll vitin me fitore, triumfon në udhëtim tek Villa...
Zarf gri në shtëpi! Çfarë pritet të ndodhë?
Duka në ceremoninë e “Laureatëve të Vitit”: Kemi pasur një v...
Haradinaj në Istog, prezanton planin katërvjeçar për të ardh...