Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo nesër ndaj Sassuolo-s mund të thyej tjetër rekord.
Nëse portugezi shënon gol, atëherë do bëhet lojtari i parë në histori të futbollit që shënon se paku 50 gola në Premierë Ligë, La Liga dhe Seria A, transmeton portali arbresh.info.
Momentalisht 35-vjeçari ka shënuar 49 gola në dy sezonet e para, derisa është në top formë.
Nëse Ronaldo arrin të shënojë gol 50 gola brenda 59 ndeshjeve, atëherë do bëhet lojtari më i shpejtë në Seria A që e arrin këtë rekord.

Ronaldo ka shënuar 84 gola në Premierë Ligë me Manchester United, ndërsa 311 gola në La Liga me Real Madrid-in.
Edin Dzeko është lojtari i vetëm që ka shënuar mbi 50 gola në tri kampionate, në Itali, Gjermani dhe Angli.
Mirëpo, ende asnjëri lojtarë nuk ka shënuar mbi 50 gola në tri kampionatet më të vështira në botë dhe portugezi është afër të arrij këtë rekord./arbresh.info.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...