Cristiano Ronaldo është mes futbollistëve të shumtë që kanë reaguar ndaj vendimit të Toni Kroos për t’u tërhequr nga futbolli pas Euro 2024.
“Për gjithçka dhe për kaq shumë, Toni! Çfarë nderi që kam ndarë fushën me ju. Gjithë të mirat për të ardhmen”, ka shkruar kapiteni i skuadrës portugeze në postimin e Kroos në Instagram.
Të dy lojtarët ndanë dhomën e zhveshjes te Reali i Madridit për katër sezone, duke fituar së bashku një titull të La Ligas dhe tre Champions.
Duhet theksuar se Toni Kroos ka rezervuar gjithmonë fjalë komplimentuese për Cristiano Ronaldon, duke këmbëngulur se ai ishte lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur në karrierën e tij.

Hamza prezanton vizionin e tij: Kosova ecën përpara kur jemi...
Real Madridi merr një goditje të fortë para ndeshjes me Man ...
Macron: Në 2026 adoleshentët francezë s`do të kenë qasje në ...
Islanda bojkoton Eurovisionin 2026, i bashkohet Spanjës, Irl...
Hargreaves nënshkruan me krerët fetarë Deklaratën e Përbashk...
Nesër nisin punimet për mbulimin e tribunave dhe ndriçimin e...