Conte qesh me zërat rreth transferimit të Hazardit te Barça

19:18 | 25 Gusht 2017

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte është tallur me pretendimet se mund të humbasin Eden Hazardin, pasi belgu mund të kaloj te Barcelona.

Neymar u larguar nga Barcelona drejt Paris Saint-Germain për një transferim rekord botëror prej 222 milionë eurosh.

Anësori me tipare sulmuese belg, Hazard, ka qenë i lidhur me Barcën si një zëvendësim adekuat për të larguarin Neymar.

Megjithatë, trajneri i Bluve, Conte ka qeshur me këto pretendime, duke ia mbyllur derën largimin të Hazardit.

“Ne po përpiqemi të blejmë jo të shesim, Eden është i lumtur të qëndrojë me ne dhe të luajë për ne”, ka thënë Conte duke qeshur.

 

Lajmet më të lexuara