Antonio Conte është rikthyer të flasë për futboll dhe të ardhmen e tij. Tekniku italian prej marsit të vitit të kaluar, kur mbylli aventurën me Tottenhamin. Emri i 54-vjeçarit është lidhur me skuadra të ndryshme, sidomos me Milanin.
Në një intervistë për Telegraph, Conte preku disa tema të ndryshme, duke u ndalur edhe tek objektivat. Ëndrra e madhe është fitimi i Champions League si trajner, teksa si futbollist e ka fituar me Juventusin (1996).
“Sinqerisht, unë e kam një ëndërr: një ditë do të doja të ngrija larg në qiell trofeun e Champions League edhe si trajner. Jam i qartë që është shumë e vështirë. Njerëzit mendojnë se është e thjeshtë.
Por duhet të jesh në klubin e duhur, klub që përputhet me ambiciet e tua, klub i gatshëm për të hedhur hapin e fundit për fitimin e Champions League.
Mjafton të shihni Manchester Cityn dhe sa kohë iu desh për të ndërtuar suksesin e arritur. 7 vite, apo jo?
Dua t’ia jap këtë gëzim babait tim. Ai më ka thënë: ‘Do të doja të të shihja me trofeun e Championsit’. Nuk është aspak e thjeshtë, por të gjithë kanë të drejtën të ëndërrojnë.
Unë duhet të fitoj. Përndryshe, të tjerët presin të festojnë dështimin tim. Kjo është e vërteta”, u shpreh Conte./Ss
Kuvendi i Shqipërisë mbanë sot seancë plenare, shqyrton një ...
Orban si avokat i Vuçiqit në Bruksel: Serbia vendi kyç i BP,...
Nga burgu në SPAK/ Ilir Meta dëshmon sot për “21 Janarin”
Drita sonte mbyll fazën e ligës në Ligën e Konferencës, në M...
Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e QKMF-së së re në Fus...
BE-ja i heq masat ndaj Kosovës, vendi pritet të përfitojë mi...