Conte fiton një bonus të madh nëse Tottenhami kualifikohet në Ligën e Kampionëve

13:22 | 19 Maj 2022

Antonio Conte ka bërë një punë të mirë te Tottenham Hotspur deri më tani, me klubin që qëndron në prag të kualifikimit në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Tottenhamit i duhet një pikë nga ndeshja e fundit e sezonit kundër Norwich City të dielën për të siguruar rikthimin e tyre në Ligën e Kampionëve.

Sipas mediumit Times, Conte është në linjë për një bonus prej 2.5 milionë funtesh nëse skuadra e tij siguron vendin e katërt.

Trajneri italian mori drejtimin në Tottenham Hotspurs Stadium kur Spurs ishin në vendin e nëntë në nëntor.

Ai ka marrë 53 pikë nga 81 të mundshme, dhe Tottenham kapërceu rivalët kryesorë, Arsenalin, në vendin e katërt me fitoren e tyre ndaj Burnleyt të dielën.

Lajmet për transferimet e Tottenhamit

Conte ia ka bërë të qartë kryetarit të Spurs, Daniel Levy se dëshiron të paktën gjashtë nënshkrime në afatin kalimtar të verës.

Këto gjashtë nënshkrime do të përfshijnë tre mbrojtës, një mesfushor dhe një sulmues, dhe ai dëshiron që ata të arrijnë përpara turneut para-sezonal të klubit në Korenë e Jugut në korrik.

Ai gjithashtu dëshiron të largojë një numër lojtarësh nga skuadra aktuale, si Sergio Reguilon, Emerson Royal, Steven Bergwijn, Giovani Lo Celso dhe Tanguy Ndombele.

Tottenhami po vëzhgon nga afër Christian Eriksen të Brentford, i cili do të bëhet lojtar i lirë në fund të qershorit dhe Youri Tielemans të Leicester City , i cili do të jetë në vitin e fundit të kontratës së tij këtë verë.

Ndërkohë, Tottenhami është vendosur të shfrytëzoj opsionin për të nënshkruar me Dejan Kulusevskin për 25 milionë funte këtë verë.

Cristian Romero gjithashtu do të bashkohet me një marrëveshje të përhershme për 42.5 milionë funte nga Atalanta, pasi e kaloi këtë sezon si huazim nga klubi italian.

Shpërndaje në rrjete sociale