Franck Kessie mund të largohet nga Barcelona pas vetëm gjashtë muajsh qëndrimi aty.
Edhe pse drejtuesit e gjigantit katalunas javë më parë kanë bërë me dije se mesfushori luftarak nuk do të largohet nga “Camp Nou” gjatë janarit, gjithçka është e mundshme tash.
Mediumi “Onda Cero” raporton se Tottenhami është i interesuar për transferimin e futbollistit nga Bregu i Fildishtë.
Trajneri Antonio Conte e vlerëson lartë ish-futbollistin e Milanit, të cilin e sheh si mesfushorin ideal të ekipit të tij për pjesën e dytë të sezonit.
Gjithnjë sipas këtij mediumi, Spurs i kanë bërë gati 15 milionë euro për ta blerë kartonin e Kessie, të cilin Barça e mori pa para pasi atij i skadoi kontrata me Milanin verën e kaluar.
Ish-futbollisti i Atalantas nuk arriti të linte gjurmë në “Camp Nou” në pjesën e parë të sezonit dhe e ka shprehur pakënaqësinë e tij për minutazhin e vogël të ofruar nga trajneri Xavi Hernandez.
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...