Pronari i Fiorentinas, Rocco Commiso ishte shumë i lumtur me performancën e skuadrës së tij në barazim ndaj Juves duke lavdëruar gjithashtu Franck Riberyn, i cili bërë paraqitjen e parë.
Amerikani theksoi gjithashtu vlerën e të dy skuadrave duke thënë se Fiorentina mund të mposhtej por që arriti të siguroj barazim ndaj Juves, transmeton portali arbresh.info.
“Jam shumë i lumtur, ishte një ndeshje e mrekullueshme, djelmoshat luajtën me zemrën e tyre”, ka thënë Commisso për Sky Sports.
“Nga mënyra se si e shoh unë, Juventusi kishte 300 milionë euro lojtarë në vlerë, ne kishim 50 milionë – ne mund të kishim humbur 6 me 0, por barazuam”
“Ribery luajti më mirë se Cristiano Ronaldo”
“Ne kemi pasur dy të rinj italian, Gaetano Castrovilli dhe Federicio Chiesa, e keni parë se si luajtën? Castrovilli ishte fenomenal”
Fiorentina është ende pa fitore në 17 ndeshjet e fundit në Serie A dhe e gjitha që Commisso është duke kërkuar tani si pronar është një fitore./arbresh.info/
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”