Manchester City e ka mposhtur në Velodrome skuadrën franceze të Marseille për të shënuar dy fitore nga dy ndeshje në Ligën e Kampionëve. Në anën tjetër FC Porto ka fituar 2-0 kundër Olympiacosit për ta marrë pozitën e dytë.
Manchester City i sigurt po marshon për në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve pasi që sot ka mposhtur pa problem jashtë shtëpisë skuadrën franceze te Marseille. Ferran Torres shënoi golin e parë për City në minutën e 18-të. Dy golat e tjerë për Cityn do të shënoheshin në pjesën e dytë. Fillimisht do të shënonte gjermano-turku, Ilkay Gundogan në minutën e 76-të kurse Raheem Sterling do ta vendoste fatin e këtij takimi me gol të shënuar në minutën e 81-të. Me këtë fitore Manchester City prin në Grupin C me 6 pikë.
FC Porto-Olympiakos 2-0
FC Porto i është kthyer fitoreve pas humbjes në Etihad Stadium javën e kaluar. Skuadra portugeze e ka mposhtur skuadrën greke Olympiakos, e cila kisht fituar në ndeshjen e parë kundër Marseille me rezultat 1-0. Fabio Vieira do të shënonte për Porton në minutën e 11 të pjesës së parë. Golin e sigurisë portugezet e shënuan në minutën e 85 dhe golashënues ishte Olivieira. Me këtë fitore, Porto është në vendin e dytë me tri pikë. Kaq pikë ka edhe Olympiakos që ka 3 pikë. Të fundit janë Marseille me zero pikë. /GazetaExpress/
Ndërrim komande në Grupin Luftarak të KFOR-it, theksohet rën...
Sveçla takon Prattipatin, e falënderon për mbështetjen e ShB...
Publikohet agjenda për shënimin e Epopesë së UÇK’së, MB fton...
Kurti dhe McGurk flasin për rëndësinë e avancimit të reforma...
Lutfi Haziri: Presidenti ri kalon kah zyrat e LDK-së
Nga nëntoka e Trepçës nxirret një kristal gjigant