City ndalet me barazim (VIDEO)

22:57 | 21 Gusht 2017

Manchester City ka barazuar me Everton në javën e dytë të Premier Ligës.

Ishte Everton që befasoi vendësit duke shënuar përmes Wayne Rooney-t në minutën e 35-të.

Më pas, Kyle Walker u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 44-të, dhe kështu City shkoi në pjesën e parë në disavantazh.

Goli i barazimit erdhi shtatë minuta para fundit të kohës së rregullt, kur Sterling tundi portën e Pickford.

Përpos në rezultat, skuadrat e përfunduan takimin baras edhe në kartonë të kuq, pasi që Schneiderlin i Everton u ndëshkua me të kuq në minutën e 88-të.

Me këtë barazim City dhe Everton kanë nga katër pikë në pozitat pesë dhe tetë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara