Kevin de Bruyne do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit pasi kontrata e tij me klubin mbaron.
Nuk ka marrëveshje për kontratë të re dhe De Bruyne do të largohet ku karrierën pritet ta vazhdoj në MLS.
Manchester City është duke punuar për të gjetur pasardhësin e mesfushorit belg dhe sërish do të blej futbollistë nga Bundesliga.
Mesfushori holandez Xavi Simons është objektivi i Cityt dhe klubi tanimë ka bërë hapa para.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat angleze dhe ato gjermane, kampioni në fuqi i Anglisë është gati të shpenzoj 80 milionë euro për transferimin e tij.
Leipzig ka njoftuar klubet e interesuara se është gati ta shes Simonsin për 80 milionë euro dhe City është gati ta paguaj këtë shumë për ta bërë holandezin pasardhës të Kevin de Bruyne.
Xavi Simons ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 6 asistime në 25 ndeshje për Leipzig këtë sezon. /Telegrafi/
I vuri zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, arrestoh...
Ardian Gjini merr drejtimin e AAK-së
Rubio: Lajme të mira sa i përket Iranit mund të vijnë më von...
Haradinaj i hap rrugë Gjinit në AAK: Të besoj në rrugëtimin ...
Nga formacioni më i mirë te ai i zbulimeve dhe zhgënjimeve, ...
Guardiola zbulon nëse do të drejtojë menjëherë ndonjë skuadë...