Manchester City e ka nderuar futbollitin e tij, Oleksandr Zinchenko, i cili po vuan emocionalisht pas sulmit ushtarak të Rusisë ndaj atdheut të tij.
Trajneri Pep Guardiola ka dashur ta bëjë atë që të ndihet i rëndësishëm në ndeshjen me Peterborough.
Trajneri spanjoll ia besoi atij shiritin e kapitenit për ndeshjen e mbrëmshme.
“I gjithë klubi është afër tij”, deklaori ish-trajneri i Barcelonës, përcjell “Gazeta Express”.
Kapiteni Fernandinho e mbështeti vendimin për t’ia besuar shiritin e kapitenit shokut të tij të skuarës.
Nënkampioni evropian edhe një herë e tregoi mbështetjen e tij për popullin ukrainas, gjë të cilën e kishte bërë edhe në ndeshjen e kaluar me fanellat që i shfaqën futbollistët para lojës.
E gjithë bota e sportit i ka dalë në mbështetje Ukrainës, e cila u sulmua në mënyrë agresive nga Rusia.
Nga ana tjetër, institucionet më të larta të sportit ndërkombëtar po e dënojnë Rusinë, të cilën janë duke e përjashtuar thuajse nga të gjitha garat e mundshme. /Gazeta Express/
Detaje nga aksidenti ku humbi jetën 7-vjeçari, arrestohen dy...
Afati për president po afrohet: Haziri thotë se Kurti, Hamza...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Mbi 300 ndërhyrje kirurgjikale në fillim të 2026-s, Rama vle...
Turqia merr masat e para për luftën e mundshme mes SHBA-së d...
OVL-UÇK sot mban konferencë për media