Paris Saint-Germain i është rikthyer fitoreve kampionale pas humbjes befasuese nga Rennes.
Parisienët triumfuan para shikuesve të vetë kundër Toulouses me rezultat të pastër prej 4-0.
Serinë e golave e hapi Eric Maxim Choupo-Moting, i cili realizoi në të 50-tën minutë, i cili ka bërë bujë të madhe.
Futbollisti për një moment na kujtoi trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidanen, i cili si lojtar ka bërë driblime të kundërshtarëve duke u rrotulluar me top.
Chuopo-Moting realizoi edhe golin e dytë personal dhe kjo bëri që të zgjidhet lojtari i ndeshjes, ku u vlerësua me notën 8.8.
Pas kësaj, PSG-ja zë pozitën e tretë të renditjes tabelore me gjashtë pikë gjersa lider është Rennes me nëntë pikë. /Telegrafi/
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...