Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Chelsea dhe Fulham.
‘Blutë e Londrës’ vazhdojnë të dështojnë, këtë xhiro kanë ndarë pikët me Fulham, pas barazimit pa gola, 0:0.
Chelsea nuk po arrin të këndellet, duke zhgënjyer me rezultate edhe pas 21 ndeshjeve.
Ata sot u ndanë baras pa gola me Fulham.
Për 90 minuta lojë Chelsea tentuan të shënojnë në disa raste, por nuk ishin të saktë.
Kai Havertz kishte mundësi të zhbllokonte sfidën, por goditja e tij ishte jashtë portës.
Kurse, Fulham gjithashtu krijuan mundësi të mira në drejtim të portës së Kepa Arrizabalaga, por nuk u treguan konkret.
Megjithatë, ndeshja u mbyll pa fitues.
Me këtë barazim Chelsea pozicionohen në vendin e nëntë me 30 pikë, kurse Fulham kanë 32 në vendin e gjashtë.
Të hënën afati i fundit për ankesa në PZAP
Hap fals i Cityt dështon të fitojë ndaj Tottenhamit, “...
Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
Pula flet për manipulimet e votave: E papritur, s’ka ndodhë ...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në luftë për mbijetesë
Florent Hasani shkëlqen me dy gola ndaj Adana Demirsporit