Chelsea ka bërë një ofertë prej 45 milionë euro për qendërmbrojtësin e Paris Saint-Germain, Presnel Kimpembe dhe janë rikthyer në bisedime me Sevillan për Jules Kounde.
Thomas Tuchel synon të forcojë mbrojtjen e tij këtë verë dhe e ka kthyer vëmendjen te qendërmbrojtësi francez pasi siguroi nënshkrimin e Kalidou Koulibalyt nga Napoli.
PSG besohet se është e gatshme të shesë Kimpembe për diku rreth 50 milionë euro.
Juventusi është gjithashtu në diskutime me kampionët e Ligue 1 për një lëvizje për 26-vjeçarin, i cili ka 28 paraqitje për Francën.
Ai ka punuar më parë me Thomas Tuchel gjatë periudhës dyvjeçare e gjysmë të gjermanit në krye të skuadrës nga “Parc des Princes”.
Pas largimeve të Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen – dhe me Cesar Azpilicueta gjithashtu të interesuar për një largim – Tuchel ka nevojë për përforcime në repartin defanziv.
Kimpembe e ka kaluar gjithë karrierën e tij në PSG, pasi u bashkua në moshën nëntë vjeçare dhe ka bërë 221 paraqitje për klubin deri më sot. /Telegrafi/
Rama: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së, n...
Pa dialog, pa BE? Sfida e mandatit Kurti 3
Kaluan ilegalisht kufirin në Gjilan, arrestohen katër shteta...
Asllani: Ndonjëherë pasoj me sy mbyllur
Incident në Mitrovicën e Veriut: Një burrë goditet me gur në...
Vidhen dy armë në një shtëpi në Shtime