Thomas Tuchel pritet të rinovojë kontratën deri të paktën vitin 2023 pasi ndihmoi Chelsean të fitonte trofeun e dytë të Ligës së Kampionëve në historinë e saj, konfirmon ‘’Goal’’.
Blutë mposhtën në finale Manchester Cityn me golin e Kai Havertz, ndërsa tekniku gjerman u lavdërua për shkak të përgatitjes taktike të ndeshjes.
Tuchel nënshkroi vetëm për 18 muaj, por triumfi në Ligën e Kampionëve i ka siguruar një zgjatje të kontratës.
“Unë nuk jam as 100 për qind i sigurt, por mbase kam një kontratë të re tani. Mund të jetë, menaxheri im tha diçka për këtë, por unë nuk e di. Pra, le ta shohim një herë’’, kishte thënë mbrëmë Tuchel.
Përmbytje e rëndë në Kenia, 62 viktima nga reshjet e dendura
Mbi 44 mijë vetura u importuan më 2025, të përdorurat më të ...
Televotim në Big Brother: Brikena dhe Gimbo “kokë më kokë” p...
Rama: Bllokimi i përkohshëm i TikTok-ut solli masa për mbroj...
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët ...