Chelsea duket se do e sfidojë Machester Cityn për nënshkrimin e Lionel Messit, sipas asaj që raporton Guillem Balague.
Gazetari, që mbanë kontakte të vazhdueshme me kampin blaugranas, në kanalin e tij në Youtube ka bërë të ditur se The Blues do të tentojnë transferimin e 33-vjeçarit.
Manchester City është skuadra aktualisht që i prinë garës për gjashtë herë fituesin e Topit të Artë, derisa kontrata e këtij të fundit me Barcelonën i skadon në fund të sezonit.
Në verën që lamë pas, Messi dorëzoi një letër për largim nga Camp Nou pas 20 vitesh qëndrimi, mirëpo që më pas u bind nga familja që të qëndronte.
Por, duket se vera e ardhshme do të jetë vendimtare për të ardhmen e argjentinasit, që po kërkohet me ngulm nga dy top klubet angleze.
Besohet se Chelsea do t’i ofrojë një pagë të majme Messit, vetëm që të kalojë në radhët e tyre në verën e ardhshme.
Argjentinasi duket tashmë i pakënaqur te Barcelona, sidomos në momentin kur i larguan Luis Suarezin nga skuadra, që kaloi te Atletico Madridi. /Telegrafi/
Tragjedi në Meksikë, të paktën pesë të vdekur nga zjarri në ...
AKR e Nisma nuk do të marrin pjesë në zgjedhje
VV-ja zyrtarizon koalicionin me GUXO-n, Alternativën dhe PSh...
Kusari-Lila në Zvicër: Kosova mbetet pro rrugës evropiane
Publikohen çmimet e reja të derivateve për sot, nafta 1.67 e...
Falsifikim me dokumente në Prishtinë, policia sekuestron kom...