Klubi anglez, Chelsea ka publikuar fanellat e reja të cilat do t’i mbajë veshur si vendas në edicionin 2022/23.
Para nisjes së sezonit, klubet përveç përforcimeve merren edhe me prezantimin e fanellave për sezonin e ardhshëm.
Një gjë të tillë e ka bërë edhe klubi nga Stamford Bridge, Chelsea, i cili ka publikuar tashmë fanellat e reja.
Blutë e Londrës kanë publikuar fanellën që do ta mbajë veshur në ndeshjet si vendas, ndërsa janë të prodhuara nga kompania Nike.
Ngjyra e kaltër vazhdon të mbetet dominuese, ndërsa fanella vjen si kujtim për ish-menaxherin legjendar Ted Drake.
“Fanella jonë e shtëpisë për sezonin 2022/23. Një kujtim për ish-menaxherin Ted Drake, njeriun që prezantoi ‘luanin e shfrenuar’ i cili shfaqet në jakën e fanellës”, thuhet në njoftim e Bluve.
Our 2022/23 @nikefootball home shirt! ?
A tribute to ex-manager Ted Drake, the man that introduced ‘lion rampant regardant’ which features in the collar of the shirt. ?
#ItsAChelseaThing | #ThePrideOfLondon— Chelsea FC (@ChelseaFC) July 7, 2022
Fanella del në shitje në mbarë botën të mërkurën më 13 korrik, por mbështetësit mund ta blejnë tashmë, pasi është i disponueshëm për akses të hershëm në dyqanin zyrtar online të Chelseat dhe në Megastore në Stamford Bridge.
Sulmi ndaj gazetarit Pacolli, Prokuroria: Po zhvillohen heti...
Dy të rinj nga Mitrovica humbin jetën në Itali, Peci ngushël...
Godet Ylli, transferon Donatas Sabeckis
Tensionet në Lindjen e Mesme, Rama komunikim me ambasadorët ...
McKennie rinovon kontratën me Juventusin
Raportohet se dy të rinj mitrovicas kanë vdekur pas një aksi...