Chelsea prek gjysmëfinalen

06:48 | 8 Prill 2021

Chelsea ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Portos duke prekur gjysmëfinalet e Champions League.

Blutë e Londrës gjetën golin e avantazhit në minutën e 32, ku ishte Mason Mount i cili shënoi pas një asisti të Jorginhos. Porto provoi disa herë të kundërpërgjigjej por pa sukses.

Në minutën e 85 Benjamin Chilëell shfrytezoi një gabim te skuadrës vendase duke shënuar golin e dytë. Fituesi i çifti Porto – Chelsea do të përballet në gjysmëfinalet e Champions League me fituesin e çiftit Real Madrid – Liverpool.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara