Chelsea është gati të hy në garë me Tottenham Hotspur dhe Atletico Madrid për të nënshkruar mesfushorin Gabriel Menino këtë verë.
20-vjeçari tashmë ka bërë 62 paraqitje për Palmeiras në të gjitha garat, duke regjistruar katër gola dhe shtatë asistime, transmeton lajmi.net.
Sipas Calciomercato, Blutë janë të etur ta sjellin të riun në Stamford Bridge, pasi e shohin atë si një lojtar të së ardhmes.
Atletico Madrid, Juventus dhe Tottenham Hotspur janë gjithashtu të interesuar, por Blutë duket të jenë favoritët për të nënshkruar.
Menino ka më shumë se tre vjet në kontratën e tij me Palmeiras dhe pala braziliane është në një pozitë të fortë për të negociuar.
Ai ka një klauzolë lirimi me vlerë 51 milionëu funta në kontratën e tij, por klubi mund të pranojë rreth gjysmën e shifrës pas ndikimit financiar të COVID-19.
Nafta sërish mbi 100 dollarë pas bllokadës së porteve irania...
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar