Milani të martën udhëton në Londër për ndeshjen e tretë në kuadër të grupit E në Ligën e Kampionëve.
“Rossonerët” në Stamford Bridge do të luajnë ndaj Chelseat, në kryendeshjen e këtij grupi.
Megjithatë, kampioni aktual i Italisë do të udhëtojë në Angli me shumë mungesa dhe trajneri Stefano Pioli do të ketë në dispozicion vetëm 15 lojtarë.
Pra, krahas 11-shes startuese, ai do t’i ketë vetëm 4 opsione në bankën rezervë.
Pioli për këtë sfidë nuk do të ketë me vete emra si Maignan, Calabria, Kjaer e Saelemakers, Messias, por edhe të lënduarit e mëparshëm si Theo Hernandez, Florenzi e Ibrahimovic, ndërsa sulmuesi belg Divock Origi është në pikëpyetje.
Rossonerët kanë marrë katër pikë në dy ndeshjet e para në kuadër të Grupit E në Ligën e Kampionëve.
Ndërkohë Chelsea ka vetëm një pikë dhe kërkon fitoren për të mbetur në garë për kualifikim.
Pjesë e këtij grupi janë edhe Dinamo Zagreb e Red Bull Salzburg./arbresh.info
Rrëqethëse: Muriqi ia dedikon ‘hat-trickun’ babait të ndjerë
Ylli i Realit mes kampionatit turk dhe atij amerikan
Edi Rama: SHBA-të nuk i kanë ndaluar vizat për Shqipërinë
BE-ja paralajmëron për pasoja pas kërcënimit të Trumpit me t...
Vazhdon procesi në QNR, rinumërohen 445 nga 914 vendvotime
“Është nder i madh për mua”, çka i tha Trumpi – Ramës në let...