Erling Haaland vazhdon të jetë lojtari më i kërkuar në Evropë.
Erling Haaland është bërë protagonisti kryesor i këtij afati kalimtar veror ku sipas mediave të ndryshme ai mund të largohet nga Borussia Dortmund.
Ditë më parë ishte Drejtori ekzekutiv i Dortmundit, Hans-Joachim Watzke, i cili deklaroi se Haaland do të qëndrojë në “Sigal Iduna Park” pavarësisht ofertave të larta për të.
Por, sipas të përditshmes gjermane “BILD”, Chelsea po planifikon ta bëjë një ofertë befasuese për Dortmundin.
Sipas artikullit, “The Blues” kanë përgatitur hiç më pak se 175 milionë euro për ta sjell norvegjezin në “Stamford Bridge”.
Për ta financuar blerjen e Haaland, Chelsea ka në plan të arkëtojë maksimumi 104 milionë euro nga tre lojtarë, Callum Hudson-Odoi (i vlerësuar nga 20 deri në 30 milionë), Hakim Ziyech (28-38 milionë) dhe Tammy Abraham (23-36 milionë).
Mbetet ende për tu bindur Borussia Dortmund, por me një ofertë të tillë gjithçka mund të ndodhë./Lajmi.net
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...