Kualifikimi i Milanit në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, do të ishte goxha vendimtar për mbajtjten e yjeve të ekipit.
Klube si Chelsea i janë vënë pas, nëse dështon klubi italian për të siguruar garën më prestigjioze të klubeve në botë.
“Rossonerët” së fundmi pësuan humbjen e tretë radhazi në Serie A, dhe me ekipin në vendin e nëntë – 11 pikë larg vendit që të dërgon në Ligën e Kampionëve – duket e pamundur që Milani t’i kalojë pesë klubet para saj në 11 ndeshjet e ardhshme.
Sipas “Calciomercato”, Chelsea është goxha i interesuar për mesfushorin holandez të Milanit, Tijjani Reijnders – i cili së fundmi e nënshkruajti kontratën e re deri më 2030.
Chelsea e Milani kanë një marrëdhënie të mirë mes klubeve, dhe klubi anglez po tenton të përfitojë nga kjo.
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...
Deputetët e Melonit në kampin e Gjadrit: Modeli funksionon, ...
“Izraeli nuk më bindi të hyja në luftë”/ Trump: 7 tetori më ...
Bastoni drejt Barcelonës? Interi hap derën për negociata me ...
Dosja e të arrestuarve për bixhoz të paligjshëm, Prokuroria ...