Barcelona kërkon me çdo kusht një tjetër lojtar të Chelsea-t.
Pasu u rrëmbyen bluve të Londrës danezin Andreas Christensen, “blaugranat” synojnë të firmosin edhe me spanjollin César Azpilicueta, me të cilin kanë arritur një marrëveshje paraprake për një pagë që shkon 13 milionë euro në sezon, më e larta nga shifra që përfiton te Chelsea.
Nga Anglia, “Evening Standard” raporton se Chelsea i ka vënë një çmim kapitenit. Londinezët duan të rikuperojnë investimin e bërë një dekadë më parë kur e morën Azpilicuetan nga Olimpiku i Marsejës.
Ata paguan tetë milionë euro atëherë dhe të njëjtën shumë duan t’a rikuperojnë duke e shitur te Barcelona.
Thomas Tuchel, i cili tashmë ka humbur dy mbrojtës, Christensen dhe Antonio Rüdigeri nuk dëshiron të lërë Azpilicueta të largohet.
Megjithatë, negociatat për mbrojtësin e Manchester City-t, Nathan Aké, janë në fazë avancuar. Nënshkrimin me holandezin do ta bënte më të thjeshtë transferimin e Azpilicuetas në “Camp Nou”.
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit