Chelsea fiton me shumë vështirësi ndaj Newcastles

17:57 | 19 Tetor 2019

Chelsea i ka fituar tri pikë të vështira ndaj Newcastles pasi ndeshja përfundoi 1-0 në kuadër të javës së nëntë në Ligën Premier.

Pjesa e parë kishte rastet e veta për gol, mirëpo rezultati mbeti i pandryshuar në ‘Stamford Bridge.

The Blues e filluan edhe më mirë 45 minutëshin e dytë, duke mos lejuar Newcastlen të bënte asnjë gjuajtje në portë për më shumë se 30 minuta.

Momenti më vendimtar i ndeshjes ishte në minutën e 73-të, atëherë kur Marcos Alonso shënoi për 1-0 nga asistimi i Callum Hudson-Odoit.

Në minutat e fundit të ndeshjes skuadra londineze kishte shansin që ta dyfishonte epërsinë, mirëpo Tammy Abraham ishte i pafat, pasi goditjen e tij e ndali mbrojtësi i Newcastles.

Pas xhiros nëntë, Chelsea gjendet në vendin e tretë me 17 pikë, ndërsa në javën e dhjetë do të takohet me Burnleyn.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara