Teksa mungon prej muajit gusht të vitit të kaluar si pasojë e një lëndimi, nga fotot e fundit kuptohet se Gareth Bale e ka lënë pas dore përkujdesjen ndaj fizikut.
Me anë të një foto të vitit të kaluar, shihet qartë ndryshimi në trupin e 32-vjeçarit, teksa tashmë muskujt e dikurshëm janë zhdukur ndërsa në këtë pikë mund të ketë ndikuar edhe infektimi me COVID-19.
Sakaq, në klubin madrilen janë duke pritur fundin e sezonit për të ndarë përfundimisht rrugët me Bale teksa ai tashmë nuk është më një mundësi për trajnerin Carlo Ancelotti, edhe pse italiani është shprehur se e mirëpret rikthimin e tij si një opsion më tepër për skuadrën.
Në këtë sezon, pas rikthimit nga huazimi te Tottenham, Bale është aktivizuar në vetëm tre ndeshje për Los Blancos për t’u ndalur më pas nga lëndimet dhe problemet muskulore të njëpasnjëshme.
Largimi i masës së muskujve bën që lojtarët të lëndohen më rrallë, pasi lojtarët muskuloz, sidomos në këtë moshë, vuajnë shumë nga lëndimet e muskujve dhe kyçit të këmbës./Telegrafi/
Gareth Bale’s body transformation ? pic.twitter.com/rovtx4XbsW
— ESPN FC (@ESPNFC) January 30, 2022
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...