Ka përfunduar edhe çereku i tretë në finalen e ‘Play Off-it’ në mes Trepçës dhe Pejës.
Çereku i tretë u mbyll me rezultat të barabartë 58:58.
Trepça e mbylli çerekun e tretë në epërsi prej dy pikëve, respektivisht me shifrat 24:22, epërsi kjo që bëri ta barazonte rezultatin e ndeshjes në 58:58.
Në ‘Minatori’ po zhvillohet një super ndeshje, me një lojë të baraspeshuar në këtë çerek.
Peja kishte epërsi prej tetë pikëve, por vendasit arritën të barazojnë gjithçka.
Më i dalluari për Trepçën ishte Drilon Hajrizi me 14 pikë, kurse një më pak ka shënuar Wil Daniels.
Vlen të përmendet që fituesi i sotëm përcakton kampionin e këtij sezoni në Superligën e Kosovës, pasi seria e finaleve është 2:2./Lajmi.net/
BE propozon sanksione të reja mbi naftën ruse, ‘flotën...
Investimi 4 miliardë dollarë, bekim për Shqipërinë, Rama: In...
Nunez mund ta ketë një rikthim sensacional tek Liverpooli
Araujo flet për dëmtimin para Kupës së Botës: Nuk e di nëse ...
Rama jep një lajm të mirë për banorët e Barilevës
Arrest shtëpiak ndaj një të dyshuari për asgjësim të materia...