Kanë kaluar katër vjet që kur Alvaro Morata u largua nga Juventusi për t’u kthyer te Real Madridi, ku megjithatë nuk arriti “të lëshonte rrënjë”.
Pastaj pati përvoja te Chelsea dhe rikthim në Madrid, por te skuadra e Atleticos, as aty nuk e gjeti veten dhe nuk pati shumë ndikim.
Tani Morata synon një rikthim mbresëlënës në Torino, qytet ku ai ndoshta ka jetuar sezonet më të mira të karrierës së tij.
Spanjolli ishte vendimtar për katapultimin e Juves në finale të Championsit në vititn 2015, por pa mundur ta fitojë atë (u mposht nga Barcelona).
Duke treguar se sa i lumtur është që kthehet në Torino, Morata foli edhe për marrëdhënien me Cristiano Ronaldon, me të cilin do të ndajë shumë fushën këtë edicion, ashtu siç kanë bërë për disa vite te Real Madridi.
“E njoh mjaft mirë Cristianon. Kam pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të mirë me të, ai më tha se është i lumtur që jam këtu. Kemi folur me njëri-tjetrin edhe kur nuk ishim shokë skuadre”, u shpreh ai. /Gazeta Express/
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrov...
Vance: Sulmet nisën sepse Irani nuk e kaloi testin e besuesh...
Vdes një person në QKUK, rasti po hetohet
Benita shpërthen në lot pas përplasjes me Klodin
Numri i aksidenteve dhe gjobave gjatë muajit shkurt-2026 në ...
Konflikti në Iran/ Trump: SHBA ka armë për një luftë të përh...