Zinedine Zidane ka zbuluar se çfarë do të bëjë pas konfirmimit për largim nga Real Madridi.
Trajneri francez dha dorëheqje pasditen e sotme (e enjte) pasi një konference të papritur për shtyp që ishte thirrur në ora 13:00, shkruan portali arbresh.info.
“Nuk do të bëhem trajner i ndonjë klub tjetër tani. Nuk jam duke kërkuar për ndonjë skuadër tjetër”, ka konfirmuar Zidane kur është pyetur rreth destinacionit të ardhshëm.
45-vjeçari tronditi botën e futbollit me njoftimin për largim pasi fitoi për të tretën herë radhazi trofeun në Ligë të kampionëve.
Francezi ishte bërë trajneri i tretë në histori që ka siguruar tri kupa evropiane, por i pari që e ka bërë atë në sezone radhazi./arbresh.info/
Reagon Zulfaj: Masat e BE nuk u hoqën me fjalë të Osmanit, p...
Kryeministri i Pakistanit bën thirrje që Trump të zgjasë afa...
Osmani: Ata që punojnë në institucione e dinë kë e kemi thir...
Don Xhoni ka një “dhuratë” për fansat e tij
Rritja e çmimeve të naftës me efekt zinxhiror në disa fusha
Tensionet në rritje në Iran/ Kuvajti paralajmëron qytetarët:...