Casilas: Di Maria te Juventusi, goditje e shkëlqyer

10:11 | 28 Qershor 2022

Ish-portieri i Real Madridit, Iker Casilas në një intervistë për La Gazzetta dello Sport”, ka folur në lidhje me kalimin e  mundshëm të Di Maria te Juventusi.

“Goditje e shkëlqyer! Ai është i paprekur, fleksibël, ai mund të bëjë një kërcënim cilësor. Madje, Di Maria asnjëherë nuk ka pësuar dëmtime të rënda, është në formë të shkëlqyer.

Nuk mendoj se do të ketë ndonjë problem për t’u përshtatur me Italinë, edhe për shkak të luhatshmërisë së tij. Në Europë ai ka luajtur gjithmonë në nivele të larta, në klube të mëdha

Pastaj, me Chiesa, Vlahovic dhe Pogba, çfarë ekipi”, është shprhur Casilas /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale