Brazili mposhti bindshëm Korenë e Jugut me rezultat 4-1 të hënën për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Botës, dhe mediat dhe fansat në rrjetet sociale tani po debatojnë për një detaj nga ajo ndeshje.
Gjegjësisht, derisa Neymar ishte gati të ekzekutonte një goditje të lirë, bashkëlojtari i tij Casemiro i futi diçka në hundë.
Disa tifozë besojnë se është një substancë e ndaluar dhe po kërkojnë nga FIFA të kontrollojë se për çfarë bëhej fjalë.
Megjithatë, mediat braziliane pretendojnë se gjithçka është e pastër dhe se bëhet fjalë për një krem që përdoret për pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes.
Primero q le esta metiendo casemiro en la nariz a neymar? si no es nada malo porq tratan de camuflarlo y luego hacer como q esta triste y q lo abraza? pic.twitter.com/tgchS4Plgb
— PEDRIG10 ? (@FCB1020CULE) December 7, 2022
Kujtojmë, Brazili i zgjidhi të gjitha dyshimet për kalimin tutje që në pjesën e parë kur Vinicius, Neymar, Richarlison dhe Paqueta tundën rrjetën e koreanëve, ndërsa Seung-Ho Paik vetëm zbuti humbjen në vazhdim.
Shumë besojnë se ishte një nga paraqitjet më të mira nga brazilianët në kohët e fundit, dhe pjesa e parë ndoshta më e mira në 30 vitet e fundit apo më shumë.
Brazili do të luajë kundër Kroacisë në çerekfinale të Kupës së Botës dhe ky duel është caktuar të premten në orën 16:00.
Osmani për BBC: Kosova e di si arrihet paqja
Vuçiq e quan takimin mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe “...
Rama në Izrael, takim kokë më kokë me Netanyahun – zbardhet ...
Protesta e opozitës në Tiranë, nën hetim katër figura kyçe n...
Thirrje në Gjermani për tërheqjen e arit nga SHBA-ja
REL: Kur Perëndimi përçahet, gjëma ndihet edhe në Ballkan