E ardhmja e reprezentuesit kolumbian Carlos Bacca nuk do të jetë në Villarreal.
Klubi ka vendosur për të mos shfrytëzuar opsionin e tyre për të nënshkruar me të gjatë verës nga AC Milani pas huazimit nga skuadra italiane, transmeton portali arbresh.info.
Villarreali transferoi Baccan verën e kaluar me shpresën për t’i ndihmuar atij që të rikthej formën që ka shfaqur në Sevilla para transferimit të tij në Serie A. Megjithatë, gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç ishte menduar dhe klubi ka vendosur për të mos nënshkruar me të në formë të përhershme.
Për të transferuar sulmuesin kolumbian, klubi në La Liga duhej të paguante 18 milionë euro te Milani para fundit të muajit qershor, ashtu siç kishin rënë dakord vitin e kaluar.
Bacca do të mbush 32 vite në shtator dhe mosha e tij së bashkua me performancat nuk ishin në favor të tij kur u mor vendimi final./arbresh.info/
Moti i keq kaplon disa vende të SHBA-së
Vinicius blen një klub ambicioz evropian – dëshiron ta fus n...
Lirohen 12 personat e ndaluar nga policia në veri, u shqipto...
“Askush nuk dëshiron një Afganistan të dytë”, Zelensky: SHBA...
“Mos u ndal me kulaça deri sa të mbushet tepsia” – Gjesti me...
Barça fiton minimalisht dhe merr kreun e tabelës