Carlo Ancelotti nuk është larg së vërtetës, pasi tha se Jude Bellingham pavarësisht se ka mbërritur në një vend të huaj ku nuk e flet gjuhën, ai po shkëlqen dhe është lojtari më i mirë në botë.
Anglezi po grumbullon numra të mëdhenj në sezonin e parë, pasi ka 17 gola dhe pesë asistime tashmë më shumë se çdo lojtar tjetër në Spanjë.
Vetëm sulmuesit si Kylian Mbappe, Harry Kane dhe Ering Haaland mund të mburren me shifra të tilla në mes të sezonit.
“Ai [ Bellingham ] po ecën shumë mirë, duke pasur parasysh se ai duhej të përshtatej me një kulturë të re, një gjuhë të re, ai është padyshim lojtari më i mirë në botë”, tha Carlo Ancelotti në konferencën e tij për shtyp.
Përtej golave, Bellingham ka punuar seriozisht në mesfushën e Madridit. Fakti që ai mund t’i bëjë të gjitha këto dhe të futet në zonë për të shënuar e bën atë lojtarin më të mirë në botë sot.
Megjithatë, Jude është vetëm 20 vjeç dhe sezoni është ende i gjatë. Lojtari do të duhet të ruajë qëndrueshmërinë dhe të fitojë trofe të mëdhenj nëse do të dalë si fituesi i Topit të Artë këtë vit. /Telegrafi/
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...