Fabio Capello ka pretenduar se Cristiano Ronaldo dëshiron të rikthehet te Manchester United në mënyrë që të ribashkohet me trajnerin Jose Mourinho.
E ardhmja e yllit portugez në kryeqytetin spanjoll është në pikëpyetje pasi ai foli për Real Madridin se ka luajtur në këtë klub në kohë të shkuar menjëherë pas triumfit të tyre në Ligë të Kampionëve javën e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Zinedine Zidane, i cili u largua nga Madridi të enjten pas dy viteve e gjysmë në detyrë, mësohet se ka dashur të eksploroj opsionin për shkëmbimin e Ronaldos me yllin e PSG-së, Neymar, pas komenteve të tij, por bordi i klubit nuk ishte dakord, diçka që ka plotëson vendimin e tij për largim.
PSG është ende e interesuar në transferimin e Ronaldos, ashtu si United, por ish trajneri i Madridit – Capello beson se 33-vjeçari në zemrën e tij ka vendosur t’i bashkohet vetëm një klubi.
“Cristiano Ronaldo dëshiron të rikthehet në Manchester United që t’i bashkohet Mourinhos”, ka thënë italiani për ‘Sky Sports 24’. “Mendoj se eventualisht do të largohet nga Madridi për rikthim në Angli. Kur? Këtë nuk e di”
Sulmuesi kishte krijuar një raport të fortë me bashkatdhetarin e tij gjatë detyrës së tij në Madrid./arbresh.info/
Gara shpejtësie në rrugën Pejë–Prishtinë, dy shoferë ndëshko...
Irani godet bazën ajrore amerikane në Katar
Përleshje mes dy personave në Fushë-Kosovë pas një mosmarrëv...
Vdes në QKUK personi që u vetaksidentua muajin e kaluar në a...
Arrestohet një shtetas i Shqipërisë për kalim ilegal të kufi...
Ministri izraelit jep urdhër: Të eleminohet udhëheqësi i ri ...