Zvicra arriti të mposht Italinë dhe të kaloj në çerekfinale të Euro 2024, ku do të përballet me Anglinë.
Trajneri i mirënjohur dhe legjenda e futbollit, Faboi Capello ka dhënë një intervistë për mediat italiane sa i përket ndeshjes, e gjithashtu nuk kanë munguar fjalët e mëdha për futbollistin kosovar, Granit Xhaka, shkruan Arbresh.info.
“Për atë që pashë në fushë, mendoj se Spalletti i bëri shumë konfuzë lojtarët e tij. Në rolin e “playmakerit”, luajtën Jorginho dhe Fagioli, por asnjë nga të dy nuk ka karakteristikat e Lobotkës që Spalletti përdorte te Napoli. Në ndeshjen ndaj Zvicrës, Xhaka bënte çfarë të donte në mesfushë, Fagioli as nuk i afrohej”, tha fillimisht Capelo.
Ai gjithashtu e kritikoi Spalleti për mënyrën se si paraqitet italiani me kombëtarën duke menduar se po luan me klub.
“Kam ndjesinë se në ndeshjen ndaj Spanjës, Spalletti nuk mendoi si trajner i kombëtares, por u soll si trajner i një klubi. Ajo që dua të them është se mu duk sikur ai nuk mendoj shumë, ka menduar se kjo është skuadra që kam dhe të shohim nëse përballemi dot me Spanjën”, shtoi ai.
“Zgjodhi një mbrojtje me katër kundër anësorëve më të fortë të këtij Evropiani. Në fund të ndeshjes, të gjithë e pamë se cili ishte më i miri”, u shpreh Capello.
Italia fitoren e vetme këtë Evropian e arriti ndaj kombëtares së Shqipërisë me rezultat 2-1 në ndeshjen hapëse të Euro 2024./Arbresh.info/
Banorët diskutojnë si t’i shpenzojnë 63 euro, buxheti më i u...
Scholz dhe Vuçiç takohen në Gjermani për litiumin
Kurti mirëpriti zv.kryetaren e organizatës “Internati...
Erdogan bisedë telefonike me Melonin: Në Siri po bëhet agres...
400 familje pa energji elektrike në Gjirokastër
Roli i ushtrisë amerikane në Siri pas rënies së Assadit