Joao Cancelo është rikthyer të shijojë futbollin te Barcelona teksa trajneri Xavi Hernandez i ka ofruar menjëherë një rol si protagonist me fanellën blaugrana. Portugezi nuk e fsheh lumturinë për faktin që aktivizohet me katalanasit dhe në një intervistë për “Mundo Deportivo” e pranon se Barça për të është realizimi i një ëndrre të madhe.
“Ky transferim te Barcelona ka rrisqet e veta, por kështu ka qenë e gjithë jeta ime. Nuk po flas vetëm për fushën, por edhe për pjesën jashtë saj. Duhet t’i falenderoj të gjithë njerëzit që punojnë tek Manchester City sepse atje kam kaluar momentet më të bukura të karrierës.
Kjo falë shokëve të skuadrës, trajnerit Guardiola, stafit. Janë një grup shumë i mirë. Për mua City është skuadra më e fortë në botë. Për këtë them që ishte një rrisk të transferohesha te Barcelona, por kur vjen mundësia për të luajtur me Barçën atëherë nuk duhet ta humbasësh atë.
Barcelona është klubi që kam ëndërruar. Jam i lumtur dhe i kam shijuar vërtet këto tre ndeshjet e para. Luaj me lojtarë të mëdhenjë dhe kjo më gëzon edhe më tepër”, u shpreh Cancelo./ss
Kurti flet për dërgimin e FSK në Gaza, e krahason situatën m...
UEFA pezullon Prestiannin për shkak të abuzimit racist ndaj ...
Albin Kurti tregon se çfarë bisedoi mbrëmë me Rifat Jasharin...
Shkëlqeu me 37 pikë ndaj Pejës, Hellems MVP i javës në Super...
Kurti takohet me Sorensen, flasin për dialogun Kosovë–Serbi ...
Për thirrjet nacionaliste, Vardari dënohet vetëm një ndeshje...