Një humbje e hidhur, shumë e vështirë për t’u absorbuar. Djemtë e Inzaghi, të dielën do të kenë një sfidë vendimtare për Ligën e Kampionëve.
Nuk është vetëm një lojë futbolli, por derbi i kryeqytetit italian. Për të folur për eliminimin evropian të bardhekaltërve dhe shumë më tepër, për mikrofonat e “Radio Incontro Olympia” rrëfeu Lorik Cana.
“Natyrisht, humbja e së enjtes ka të ngjarë të peshojë. Mundësia për të arritur në gjysmëfinale të Ligës së Europës nuk ndodh gjithmonë për Lazio. Kemi shkuar afër gjysmëfinales edhe pesë vjet më parë, me një kundërshtar, nëse jo të njëjtin nivel me Salzburg, pak më lart. Nëse nuk do të kishte qenë ai arbitër… Gjithashtu, na mungonin shumë lojtarë themelorë, si Klose. Por, tani ndodhi që kundërshtari të ishte inferior, se ndeshja e parë ishte fituar, por pastaj nuk u kualifikuam. Dhe ky është një zhgënjim i madh. Kam luajtur tri çerekfinale, dy me Marsejën, por gjithmonë jam eliminuar. Ende i kujtoj ato momente. Është një keqardhje”.
THOMAS STRAKOSHA – “Ai ka një rritje të madhe, sidomos nga këndvështrimi i përvojës. Thomas është një djalë i ri, por në këtë moshë mbron si titullar portën e Lazios. Veç kësaj, është edhe një nga lojtarët më të rëndësishëm në ligë. Shpresoj të mos ketë ndonjë rënie në afat të gjatë. Por, falë besimi që Inzaghi i ka dhënë, Strakosha i ka dëshmuar Lazios se ka një xhevahir në duart e saj. Ne jemi shqiptarë, me fat dhe krenarë që kemi dy portierë të pabesueshëm në ekipin tonë kombëtar, si Thomas Strakosha dhe Etrit Berisha. Kjo, në kombëtaren tonë nuk kishte ndodhur kurrë. Sipas mendimit tim, Lazio ka një nga dy portierët më të fortë të Seria A. Dhe Thomas është vetëm 23 vjeç. Natyrisht, të enjten mund të kishte bërë më shumë, por nuk mendoj se potenciali i tij duhet të vihet në diskutim”.
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...