Barcelona mposhti Napolin me rezultat 3-1, për të eliminuar napoletanët nga faza e 1/8 së finales në Champions League.
Pas ndeshjes trajneri i Napolit, Francesco Calzona ishte i zhgënjyer me humbjen dhe eliminimin nga kompeticioni më i madh në botë për klube, shkruan Arbresh.info.
“Ka zhgënjim sepse erdhëm këtu për të provuar të fitonim, por nuk ia dolëm. E nisëm shumë keq, humbëm shumë topa dhe lejuam shumë kundërsulme. Duke shkuar përpara ne rregulluam diçka, por me rezultatin 2-0 ishte më e vështirë të rikuperohej”, tha fillimisht Calzona.
Ai gjithashtu komentoi një rast kur skuadra e tij pretendonte për penallti.
“Ishte një goditje dënimi, nuk e di pse VAR-i nuk ndërhyn në këtë nivel. Por ne patëm mundësinë të barazonim edhe me Lindstrom dhe do ta kishim rregulluar pak situatën. Pa dyshim që më vjen keq për penalltinë, sepse më dukej qartë”, potencoi ai.
Për fund ai tregoi edhe cësthjen e zëvendësimive ku sipas tij u humb kompaktësia.
“Në fund solla disa sulmues të tjerë dhe humbëm kompaktësinë. Ky ekip ka nevojë për siguri, ne nuk kemi kohë të provojmë shumë gjëra.”
Barcelona u kualifikua në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 4-2, nga të dyja ndeshjet.
Teksa shorti për çerekfinale do të tërhiqet ditën e premte./Arbersh.info/
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia