Sergio Busquets është treguar i gatshëm për të ndihmuar Barçën. Në takimin e mbajtur sot nga menaxheri tij, Josep Maria Orobitg, me drejtuesit e zonës sportive të klubit katalan, kanë arritur një marrëveshje parimore për shtyrjen dhe përcaktimin e shumave që do të arkëtojë mesfushori katalan.
Nuk bëhet fjalë për ulje rroge, por shlyerje me më shumë këste dhe në një kohë më të gjatë. Ka një modifikim të shumave dhe datave, gjithçka është përshtatur me realitetin e ri financiar të klubit.
Lojtari e kupton situatën e vështirë që po kalon Barcelona dhe është i gatshëm të japë një dorë. Do të ndihmojë duke shtyrë pagat, që klubi të kapërcejë situatën aktuale.
Kontrata e Sergio Busquets përfundon në qershor 2023 dhe nuk përjashtohet, por ende nuk është vendosur asgjë për këtë, që t’i ofrohet zgjatja e saj. E ardhmja e tij nuk është ende e qartë./SS
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...