Sergio Busquets nuk do ta veshë më fanellën e Spanjës.
Kapiteni i Spanjës në Kampionatin e fundit Evropian dhe në Botërorin e Katarit ka bërë të ditur se është pensionuar nga fanela e shtetit të tij.
Busi me Spanjën e nisi të shkurt të 2009-tës kur Del Bosque e thirri atë së bashku me Piqué për miqësoren kundër Anglisë. Del Bosque, Lopetegui, Hierro, Luis Enrique, Robert Moreno dhe sërish Luis Enrique ishin selektorët që i kishte ylli i Barcelonës tek “Stuhia e Kuqe”.
“Dua të njoftoj se pas gati 15 vitesh e 143 ndeshjesh, ka ardhur koha për t’i dhënë lamtumirën kombëtares.
Dëshiroj të falënderoj të gjithë njerëzit që më kanë shoqëruar në këtë rrugëtim të gjatë. Nga Vicente del Bosque që më dha mundësinë për të filluar, tek Luis Enrique që më bëri të kënaqem deri në sekondën e fundit. Falenderoj gjithashtu Julen Lopetegui, Fernando Hierro dhe Robert Moreno për besimin e tyre, si dhe të gjithë stafin e tyre.
Dhe sigurisht, për secilin nga bashkëlojtarët e mi, me të cilët kam luftuar për ta çuar ekipin atje ku e meritonte, me pak a shumë sukses, por gjithmonë duke dhënë gjithçka dhe me krenarinë më të madhe” shkruan Busquets në njoftim.
Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D – mund të ketë p...
Perisic dëshiron rikthimin tek Interi, afër marrëveshja
Rënia e fasadës së objektit në Fushë Kosovë, Inspektorati i ...
Dolce për Limin: Më pengoi që e pashë të përqafuar me Albën,...
Lirohen 80 të burgosur politikë të tjerë në Venezuelë, numri...
Liverpooli merr vendim për Robertsonin, pas kontaktit nga To...