Burim Kukeli ‘vajton’ mbrojtjen

14:10 | 22 Mars 2017

Shqipëria premton se do të jap maksimumin në ballafaqim me Italinë, ani se kjo e fundit është favoritë dhe luan në konak të saj përkatësisht në Palermo (20.45, me 24 mars).

Futbollisti Burim Kukeli nuk dëshiron të japë pika referimi. “Kemi mungesë mbrojtësish, por në këtë pozicion e kam treguar se ndihem mirë. Gjithsesi për këtë vendos trajneri, unë do të mundohem të jap maksimumin për ekipin”, tha Kukeli. “Normalisht kemi disa ditë që po përdorim dhe po punojmë me disa skema, por mendoj se nuk është e rëndësishme të flasim tani”, theksoi ai. Kundër ekipeve me emër në arenën e futbollit botëror, Shqipëria arrin gjithmonë te lejë shenjë. Kukeli si një nga senatorët e kësaj Kombëtareje e pranon një gjë të tillë dhe shpjegon edhe arsyet pse ndodh pothuajse përherë kështu. “Kundër ekipeve të mëdha luajmë bukur sepse edhe motivii është më i madh. Mendoj se edhe ne kemi cilësi dhe në ndeshje të mëdha arrijmë të tregojmë veten sepse në këto sfida edhe motivimi është më i madh”, ka thënë Kukeli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara