Vështirë se do të ketë më një si Gianluiggi Buffon, jo vetëm Italia por e gjithë bota do ta qajë largimin e tij nga futbolli.
Portieri italian, ka vendosur që në fund të stinorit do t’i japë fund karrierës së tij të pasur.
Buffon ka konfirmuar që ky mund të jetë stinori i tij i fundit që do të qëndrojë në portë.
“Ky mund të jetë sezoni im i fundit dhe me të vërtetë elektrizues. Dua të provoj dhe të kënaqem me aspektin e veçantë të gjërave, si me të gjitha përvojat. Kur shkoni në një vend dhe mendoni se është hera e fundit, e vlerësoni më shumë bukurinë dhe doni të mbani mend emocionet që ju sjell, përgjithmonë”.
“Do të jetë i veçantë si sezon, por unë dua ta bëj edhe më të frikshëm, duke dëshmuar në maksimum aftësitë e mia, gjë që mund ta ndihmojë Juventusin të përsërisë arritjet që kemi bërë në të kaluarën”.
I vetmi trofe që i mungon legjendës italiane është ai i Ligës së Kampionëve, por atë nuk e shqetëson ky fakt.
“Nuk më jep ankth, apo më shqetëson që nuk e kam fituar Ligën e Kampionëve. Nuk kam pasur kurrë një domethënie negative, jo as tani”.
“Liga e Kampioneve gjithmonë ka qenë një motivim për t’u përmirësuar dhe shijuar disa emocione, si përballja me disa lojtarë në stadiume të caktuara”, u shpreh Buffon.
Reprezentuesi italian iu bashkua Juventusit nga skuadra e Parmës.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...