Thomas Strakosha pritet të largohet nga Brentfordi gjatë afatit kalimtar të janarit.
Skuadra angleze Brentford i ka dhënë leje portierit shqiptar Thomas Strakosha për të gjetur një klub të ri në afatin kalimtar të janarit pasi është e gatshme ta lejoj huazimin e tij.
27-vjeçari tani po pret nëse do të ketë ndonjë ofertë për tu huazuar pasi dëshiron një skuadër ku do të jetë portieri i parë dhe do të ketë hapësira për të mbrojtur.
Sky News ka raportuar se Brentford do ta pranojë largimin e Strakoshës vetëm nëse oferta që do të vije për shqiptarin do të jetë e përshtatshme.
Menaxheri Thomas Frank po përgatitet për ndeshjen e Kupës FA ndaj West Ham United të shtunën, ku Strakosha pritet të bëjë startin e tij të dytë për klubin.
Deri më tani reprezentuesi shqiptar ka startuar vetëm në një ndeshje të Kupës dhe ende nuk ka luajtur asnjë minutë në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.
Strakosha iu bashkua ‘bletëve’ në verë si lojtar i lirë pas largimit pas një kohe të gjatë nga Lazio.
Por sipas mediave italiane dhe atyre angleze e ardhmja e tij mund të jetë sërish në Serie A, ku ka disa skuadra që e pëlqejnë Strakoshën. /Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...