Brazili triumfon ndaj Ekuadorit

08:19 | 5 Qershor 2021

Kombëtarja e Brazilit dhe ajo e Ekuadorit janë ndeshur në kuadër të grupeve në kualifikimet e Kampionatit Botëror.

Brazili dhe Ekuadori janë përballur në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, “Katar 2022”, shkruan lajmi.net.

Me këtë fitore, Brazili mban vendin e parë në grup dhe është shkëputur për katër pikë nga Argjentina, e cila barazoi me Kilin.

Në pjesën e parë nuk pati gola në këtë takim.

Ndërsa në pjesën e dytë, brazilianët dolën në fushë dhe përfunduan detyrën.

Richarlison shfrytëzoi një asistim të Neymar në min 65’ për t’i dhënë avantazhin skuadrës.

Neymar shënoi nga penaltia në min 90+4’ për të marrë tre pikë të plota nga ky takim.

Rezultati përfundimtar, Brazili 2-0 Ekuadori.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara