Brazili fiton ndaj Koresë së Jugut dhe kualifikohet në çerekfinale

22:02 | 5 Dhjetor 2022

Brazili ka arritur të kualifikohet lehtësisht në çerekfinale të Kampionatit Botëror që po mbahet në Katar.

Brazilianët triumfuan 4:1 ndaj Koresë së Jugut në 1/8 e finales.

Brazili e kreu punën qysh në pjesën e parë, ku i shënoi të katër golat.

Vinicius Junior shënoi qysh në minutën e shtatë, duke e kaluar Brazilin në epërsi.

Neymar e dyfishoi epërsinë pesë minuta më pas duke shënuar nga penalltia.

Në të 29-tën, Richarlison e shnëoi edhe golin e tretë, kurse Paqueta shënoi 4:0 në të 36-tën.

Në pjesën e dytë, koreano-jugorët e shënuan golin e nderit në minutën e 76-të.

Kështu, Brazili kualifikohet në çerekfinale, ku do të ndeshet me Kroacinë, e cila e mundi sot pas ekzekutimit të penalltive Japoninë.

Shpërndaje në rrjete sociale