Bundesliga sot hap perden e një sezoni të ri, ku kampioni aktual Bayern Munich, si mysafir do të përballet me Borussia Monchengladbachun.
Bavarezët do të jenë në ndjekje të titullit të dhjetë radhazi në Bundesliga.
Në këtë ndeshje debuton trajneri Julian Nagelsmann, i cili ka vendosur që të fillojë ndeshje me emra si Robert Lewandowski, Thomas Muller e Leroy Sane në sulm.
Dayot Upamecano do të debutojë me Bavarezët në këtë ndeshje.
Edhe për trajnerin e Borussia Monchengladbach, Adi Hutter, do të jetë një debutim, pasi këtë vit ka zbarkuar në klub nga Eintracht Frankfurt.
Ai do të luajë me emra si Stindl e Plea.
Borussia M’gladbach: Sommer, Kramer, Herrmann, Wolf, Stindl, Plea, Lainer, Ginter, Scally, Elvedi, Neuhaus.
Bayern Munich: Neuer, Upamecano, Sule, Kimmich, Gnarbry, Goretzka, Lewandowski, Sane, Davies, Muller, Stanisic. /Telegrafi/
Kompany: Nuk ka përfunduar asgjë ende dhe duhet të qëndrojmë...
Deputeti i VV-së i kundërpërgjigjet Vjosa Osmanit për deklar...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prizren
Rama ndan pamje nga punimet në mbikalimin që lidh Qendrën me...
Kurti viziton Mitrovicën e veriut
Tri super përballje në elitën e basketbollit kosovar –...