Borussia Dortmund ka shënuar fitore ndaj Wolfsburg me rezultat 6-1 në kuadër të javës së 30-të në Bundesliga.
Pas një fillimi të qetë me raste, milionerët shënuan tri herë brenda pesë minutash.
Serinë e golave e hapi, Tom Rothe që shënoi në minutën e 24-të për 1-0.
Në minutën e 26-të, Axel Witsel shënoi për 2-0 me një goditje nga brenda zonës.
Pas tre minutash, Manuel Akanji, me një goditje dënimi shënoi për 3-0.
Në minutën e 35-të ishte momenti i Emre Can që shënoi për 4-0.
Pjesa e parë u mbyll me golin e Erling Haaland që shënoi në minutën e 38-të për 5-0.
Norvegjezi shënoi edhe në fillimin e pjesës së dytë, pikërisht në minutën e 54-të për 6-0.
Krejt çka bëri Wolfsburgu ishte një gol i shënuar në minutën e 82-të me Ridle Baku për 6-1.
Deri në fund edhe pse kishte raste, gola më nuk pati, duke bërë që Dortmund të marr fitoren e radhës.
Kungulli – Super perimja e verdhë e vjeshtës
Agjencia iraniane: Teherani dërgon dy satelitë në Rusi, për ...
Sulmet izraelite në Liban vrasin 9 persona, përfshirë në një...
Opozita në kryeqytet kritikon ekzekutivin, për mosrealizim t...
“L’Equipe”: Zhegrova e rikthen imazhin e tij në Kosovë pas p...
Gjendet pa shenja jete një 55-vjeçare në Pukë