Leonardo Bonucci, mbrojtësi i Juventusit, ka folur për impaktin që Cristiano Ronaldo ka patur te bardhezinjtë.
Veç të mirave, ka pasur edhe diçka negative dhe kampioni i Europës nuk fshihet.
“Prania e Cristianos kishte një ndikim të madh tek ne. Vetëm të stërviteshe me të të jepte diçka plus. Në mënyrë të pandërgjegjshme lojtarët filluan të mendojnë se prania e tij ishte e mjaftueshme të fitonim ndeshjet. Ramë pak në punën tonë të përditshme, te pjesa e përulësisë, sakrificës, dëshirës për të qenë gati për shokun e skuadrës ditë pas dite”, tha ai.
“Gjatë viteve të fundit mund ta shikoni këtë. Ndoshta u mor e mirëqenë se nëse i japim topin Cristianos, do i fitonte ndeshjen për ne. Cristiano kishte nevojë për ekipin aq sa ne kishim nevojë për të. Duhet të ketë një kompromis që është ekipi ai që ngre individin, edhe nëse ai individualisht është lojtari më i mirë në planet”, është shprehur Bonucci në intervistën e dhënë për “The Athletic”. /arbresh.info/
Rrëzohet një aeroplan privat në Brazil, katër të vdekur
Kërcënoi dhe shau Ramush Haradinajn, Prokuroria: I dyshuari ...
12-vjeçari shqiptar vdes pasi rrezohet nga dritarja e ndërte...
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...