Presidenti i Chelsea-s, Roman Abramovich është duke u munduar me anë të lidhjeve të mira me agjentin Jorge Mendes të bëjë befasinë dhe të transferojë yllin e Juventus-it, Cristiano Ronaldo.
Portugezi në më shumë se një dekadë është në top formë dhe pavarësisht moshës është duke shkëlqyer në fanellën e “Zonjës së Vjetër”, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Don Balon, Chelsea e dëshiron Ronaldo-n, i cili mund t’i motivojë lojtarët që të gjejnë super formën dhe fal tij “Blutë” mund të kandidojnë për titullin e Premierë Ligës.

Pavarësisht moshës transferimi i portugezit mund të kushtojë rreth 107 milionë euro.
Tifozët e Chelsea-s padyshim do ishin të kënaqur t’ia hapin derën lojtarit për të kaluar në “Stamford Bridge” edhe pse Ronaldo në të kaluarën ishte pjesë e Manchester United.
Thuhet se nëse Ronaldo e fiton Ligën e Kampionëve me “Bianconerët”, atëherë mund të largohet gjatë verës./arbresh.info.
Prokuroria për rastin në Malishevë: Viktimat u dërguan pa sh...
Familjarja për tragjedinë në Malishevë: Fëmijët i gjeta pa s...
Infantino e rikonfirmon pjesëmarrjen e Iranit në Botëror
Zjarr në një puntori në Ferizaj, lëndohet një person
Messi blen klubin spanjoll UE Cornellà
IPK arreston në flagrancë një polic: Pranoi 2 mijë euro në l...