Juventusi ka luajtur baras me rezultat 1-1 në udhëtim ndaj Bolognas në kuadër të javës së 35-të në elitën e futbollit italian.
‘Zonja e Vjetër’ kaloi në epërsi në minutën e nëntë të takimit, duke realizuar për 1-0 përmes Khephren Thuram i cili u asistua nga Andrea Cambiaso.
Në minutën e 50-të mysafirët shënuan edhe një gol tjetër përmes Cambiasos, por VAR-i e anuloi atë për pozicion jashtë loje.
Vendasit ia dolën të barazojnë shifrat në minutën e 54-të përmes Remo Freuler i cili me ndihmën e një devijimi mposhti Di Gregorion për 1-1.
Juventusi pati një mundësi të artë të realizonte golin e dytë, por Alberto Costa në minutën e 76-të lëshoi një super rast për gol.
Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati ndonjë rast për t’u veçuar dhe të dy skuadrat u desh të pajtoheshin me nga një pikë.
Pas këtij barazimi Juventusi ngjitet në pozitën e katërt në tabelë me 63 pikë të grumbulluara, ndërsa Bologna renditet e shtata me 62 sosh.

Dita e Kushtetutës, Haxhiu: 9 prilli shënon ditën kur shteti...
Barça merr një lajm të mirë nga De Jongu
Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Ser...
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!
Kurti: 27 vite më parë, filloi shembja e kufirit mes Kosovës...
“Mendoj se duhet të jemi me fat që humbëm vetëm 2-0″ &...